Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dëmtohet Arek Milik, humb ndeshjet e kombëtareve dhe Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtohet Arek Milik, humb ndeshjet e kombëtareve dhe Milanin

Polaku Arek Milik, është dëmtuar sërish dhe nuk do të jetë në sfidat që do zhvillojë Polonia me Izraelin dhe Sllovenin, në kuadër të kualifikueseve te Europianit.

Konfirmimi vjen nga menaxheri i kombëtares së Polonisë, Jakub Kwiatkowski: "Arek Milik u largua nga kombëtarja. Siç verifikohet nga kontrollet, Milik mbërriti në Poloni me një dëmtim të muskujve të barkut dhe pas terapisë fillestare, konsultimeve me stafin mjekësor, u vendos që të mos marrë rreziqe të panevojshme dhe ta kthejë atë tek Napoli, ku do të rikuperohet.

Ancelotti duhet të shqetësohet pasi rreziku është i madh që ai mos të riaftësohet as për sfidën e Napoletanëve me Milanin, me datën 23 nëntor.

Napoli nuk po zhvillon një kampionat të mirë dhe problemet vetëm sa vijnë e shtohen.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu