
Na kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i ndeshjeve europiane për skuadrat shqiptare. Shqipëria përfaqësohet nga 4 skuadra. Partizani që merr pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League dhe Vllaznia, Tirana dhe Egnatia do të luajnë në Conference League.
Në europë do të luajnë edhe ekipet kosovare dhe ato nga Maqedonia e Veriut. Ballkani dhe Struga luajn në Champions, ndërsa Shkëndija, Shkupi, Dukagjini, Gjilani dhe Drita do të jenë pjesmarrëse në Conference League.
Pikërisht dy skuadrat e fundit do të keni mundësi t’i shikoni LIVE në ekranin e Supersport, pasi platforma Digitalb ka fituar të drejtën e transmetimit të sfidave të kthimit të Dritës dhe Gjilanit.
Gjilani i Klodian Duros do të luajë ndeshjen e parë në transfertë më 13 korrik ndaj Progres Niederkon, ndërsa pas një jave më 20 korrik ora 20:00 do të luajnë sfidën e kthimit në Kosovë.
Gjithashtu edhe Drita do e nisë rrugëtimin e saj në transfertë, teksa më 27 korrik do të sfidojë Victoria Plzen, teksa më 3 gusht luan sfidën e kthimit.