Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshjet “big” të Superligës dhe historitë e rrëmujshme shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshjet “big” të Superligës dhe historitë e

Është kthyer në një traditë të shëmtuar në Superligë rrëmuja që krijohet thuajse gjithmonë para ndeshjeve të mëdha. Nëse luhet Partizani – Tirana, Skënderbeu – Tirana apo Partizani – Skënderbeu, pak rëndësi ka fusha se ku luhet takimi, thuajse gjithmonë do të sajohet ndonjë histori e rrëmujshme.

Në rastin e fundit, në prag të ndeshjes Skënderbeu – Partizani askush nuk e di ende vendin ku do të luhet ndeshja apo dhe ditën se kur. Gjasat janë të zhvillohet të hënën në “Elbasan Arena” por ende nuk është zyrtare.

Në prag të derbeve mes Tiranës dhe Partizanit thuajse gjithmonë ka histori të rrëmujshme për ndarjen e sektorëve, çmimet e biletave, orarin e ndeshjes që ndryshon në mënyrë sistematike apo dhe lëvizjet e orëve të fundit.

Në të gjitha rastet e pësojnë tifozët dhe rrjedhimisht edhe arkat e klubeve. Mungesa stabilitetit dhe një organizimi më të mirë, bën që në shumicën e rasteve tifozë të klubeve të mëdha të mërziten nga këto parregullsi dhe rrëmujëra shqiptare aq sa të bojkotojnë më pas edhe ndeshjet “big”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga