Tirana do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore për t’u nisur më pas drejt Ballshit ku do të sfidojë Bylisin në orën 15:00 në Adush Muça për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë, pas barazimit me shije humbje ndaj Laçit, do të tentojnë të rikthehen te fitorja në transfertën ballshiote që është një histori më vete. Përpara ndeshjes, trajneri Shehi ka dalë në konferencë për mediat.
Bylisi – E shohim si përballje e rradhës dhe si një kundërshtar që ka bërë mirë këto javë dhe jo m kot është një pikë poshtë nesh sepse ka marrë atë që ka prodhuar. Kundërshtarë që meriton vlerësim dhe respekt.
Mungesat – Gjëndja e grupit është e mirë. Na kthehet Lulaj nga pezullimi. Na mungon Najdovski për shkak të dëmtimit ndërsa pjesa tjetër është e gatshme dhe e gjitha për ndeshjen e nesërme.
Titullarët qendruan pushim në Kupë - Duke pas parasysh ndeshjen e parë të Kupës, ishim komod me rezultatin dhe menduam të aktivizojmë lojtarë që s’kanë marrë minuta plus 2-3 elementë nga akademia. Kemi pakënaqësitë tona për mënyrën e vlerësimit të kundërshtarit por e rëndësishme është kualifikimi dhe duke parë që ndeshja e parë ishte përcaktuese i gjithë fokusi ishte në ndeshjen me Bylisin dhe për këtë arsye shumë lojtarë ishin pushim.
Me Laçin shumë punë por 1 pikë, si përgatiteni për Bylisin? – E vërtetë që me Laçin ishte një ndeshje e fortë. Pati shumë intuitë por jo përqëndrimin e duhur sepse disa situata mund t’i zgjidhnim më mirë dhe mund të merrnim pikët e plota. Na ka vlejtur përsa i përket vazhdimësis pasi vinim nga derbi si fitimtar dhe më pas lam pikë. Duhet të korigjojmë këto gabime dhe të shohim përpara.
Sulmi më i mirë por vetëm 3 shënuas – Nuk është cështje përgjegjësie, jemi të kënaqur me sasinë e golave që kemi shënuar. Pas këtyre javëve, prodhimtaria është më e mirë se sezonin e kaluar pas ibarometri është gjithmonë sezoni i kaluar ku fituam titullin. Futbolli kështu është nuk mund të shënojnë të gjithë. Jemi të kënaqur por shpresoj se edhe lojtarët e tjerë të jenë determinant.
Mbrojtja jo fikse – Nga skuadra e vjetshme na është larguar një kapiten si Hoxhallari dhe ai na ka lënë një boshllëk përsa i përket organizimin dhe fazën mbrojtëse. Ishtë një kapiten, na orientonte në fushë por edhe e nxirrte skuadrën nga momentet e vështira. Sigurisht që në atë pozicion kemi aktivizuar kan pasur fatin e tyre të keq pasi në disa episode janë ndëshkuar edhe me të kuq.
Shpresojmë të konsolidohemi dhe gradualisht të kthehmi te ajo skuadër që ishim. Kemi qenë mirë përvec kësaj ndeshje me Laçin. Një skuadër që pretendfon objektiva madhor nuk është normale që të pranojë 3 gola brenda një ndeshje.