
Ditën e nesërme Dinamo do të pres në “Selman Stermasi” skuadrën e Apollonisë. Sfida është e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë e Parë dhe do të zhvillohet në orën 13:00. Dinamos i duhet patjetër fitorja për të ruajtur hapin e Flamurtarit kryesues.
Blutë renditen të dytët me 34 pikë, një më pak se vlonjatët. Për ndeshjen me Apolloninë klubi ka bërë njoftimin zyrtar për biletat, të cilat kanë filluar të shiten te stadiumi “Selman Stermasi”. Kështu Tribuna VIP do të kushtojë 500 L, ndërsa Tribunat A&B do të kushtojnë 300 L.
Poll