Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshje brenda skuadrës, lojtarët “tërbojnë” Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje brenda skuadrës, lojtarët “tërbojnë”

Prej ditës së hënë skuadra e Skënderbeut ka zbritur në fushë ku ka nisur përgatitjet për rifillimin e sezonit. Ditën e djeshme, ekipi korçar ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Tekniku kryeqytetas kërkon t’i japë ngarkesën e duhur të “tijve” për të vijuar të njëjtën ecuri siç Skënderbeu kishte para shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Por, dy muaj pauzë janë shumë dhe forma e lojtarëve ka lënë disi të pakënaqur “strategun” që nuk i pëlqen të njohë rezultat tjetër veç fitores. Një test i zhvilluar mes futbollistëve, ku Daja ka ndarë skuadrën në dy grupe s’ka sjellë sinjale pozitive për të. Ndaj, duhen pritur edhe disa ditë për të parë nëse lojtarët do të arrijnë apo jo formën e kërkuar nga Daja.

Ky i fundit s’mund t’i ngarkojë më shumë pasi një gjë e tillë do t’i rrezikonte për dëmtime pas dy muajsh qëndrimi në shtëpi. E pikërisht për këtë fakt, kujtojmë që tekniku kryeqytetas ishte pro mbylljes së kampionatit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga