
Skënderbeu do të pres këtë të shtunë skuadrën e Flamurtarit në stadiumin e Korçës. Objektivi i skuadrës është rikthimi në Superiore dhe për momentin janë të parët në renditje. Një fitore përballë një rivali direkt si Flamurtari i vendit të tretë ka sjellë shumë motivim në kampin korçar.
Presidenti i klubit Ardjan Takaj ka premtuar një shpërblim të majmë për ekipin në rast fitoreje. Takaj do të akordojë 20 milionë lekë nëse ekipi i Gvozdenovic merr 3 pikët. Tekniku serb ka kërkuar shumë përqëndrim nga skuadra për këtë ndeshje.
Ai i ka kushtuar shumë vëmendje detajeve për të mos i lënë asgjë rastësisë. Përveç anës taktike trajneri ka kryer me skuadrën edhe anën psikologjike.
Poll