Kukësi fitoi dje 0-3 me Labërinë për turin e I të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja në Nartë ka nisur me 15 minuta vonesë, për shkak se verilindorët ngatërruan rrugën për në fushën sportive të Labërisë.
Shoferi i autobusit ngatërroi rrugën, me ekipin që përfundoi në Zvërnec. Gabimi u kuptua shpejt, me ekipin që mbërriti në fushë vetëm 10 minuta para ndeshjes.
Në të tilla kushte, skuadra zhvilloi një nxehmje të lehtë, me ndeshjen që nisi 15 minuta me vonesë. Në fund edhe pse ngatërruan rrugën, Kukësi ia doli të fitonte 0-3 duke hedhur një hap të sigurt për kalimin më tej.
Poll