
Në duelin Egnatia – Laçi në Rrogozhinë fitues dolën vendasit të cilët dominuan të gjithë sfidën nga fillimi deri në fund. Në pjesën e parë ekipet patën disa raste të pastra por pa patur sukses. Dy golat e Egnatias erdhën në pjesën e dytë në minutën e 63’ dhe 94’ e Agbekpornu dhe Fernando. Egnatia ngjitet në vendin e katër ndërsa Laçi zbret në të shtatin. Pas ndeshjes, për Oversport, foli trajneri i Laçit, Vukicevic.
Ndeshja - Ndonjëherë është normale të humbësh por nuk është normale të luash sic luajtëm sot. Dua t’i jap urime kundërshtarëve kanë luajtur shume herë më mirë se ne. Më vjen keq sepse e kishim përgatitur shumë mirë këtë ndeshje por na munguan shumë gjëra. Ekipi u fut në fushë pa qenë agresiv, pa motivim. Në pjesën e parë humbëm gati cdo duel, dukej sikur po luanim një ndeshje miqësore.
Tashmë vjen pauza - Nuk duhet të jemi të kënaqur as unë, as klubi, as lojtarët. Duhet të bëjmë më shumë gjëra se cfarë kemi bërë gjatë këtyre ndeshjeve por tani do të ulemi dhe do të analizojmë cdo gjë për të mirën e ekipit, 5-6 ndeshjet e fundit kanë treguar që ky ekip mund të bëjë shumë më shumë. Nëse luajmë sic luajtëm ndaj Partizanit do të bëjmë shumë mirë.
Në këtë kompeticion duhet të japësh maksimumin. Kishim tre lojtarë që ishin me kombëtaret. Disa lojtarë kanë menduar për avionin për të shkuar me pushime. Jam shumë i mërzitur. Ndeshja më e dobët që kemi bërë deri tani. Në fillim të kampionatit humbëm të gjitha ndeshjet por jo në këtë mënyrë si sot.
Kartoni i kuq i Mazrekajt – Kjo e kuqe na bën keq në të ardhmen por unë mendova se po të ishte Mazrekaj në lojë mund të kishim marrë dicka më shumë për këtë arsye futem edhe Shkurtajn për të tentuar të barazonim ndeshjen. Mazrekaj është shumë i rëndësishëm pasi i jep kreativitetin e lojës.
Mosreagim nga goli i parë – Ekipi nuk luajti që nga fillimi nuk duhet të pësojmë një gol dhe pastaj të reagojmë por duhet ta bëjmë që në fillim të ndeshjes. Futëm Shkurtajn të luajë me Adeleken përpara dhe Mazrekajn majtas por pas të kuqit ishte e pamundur.