Tirana do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit me Erzenin, sfidë që do të zhvillohet ditën e hënë duke nisur që nga ora 16:00. Një takim mjaft i rëndësishëm për bardheblutë të cilët do të synojnë fitoren në “Niko Dovana”, ndërsa shpresojnë te një ndalesë e Partizanit për të marrë sërish titullin.
Aktualisht pas barazimit me Bylisin me shifrat 2-2, Partizani dhe Tirana kanë kuotë të njëjtë pikësh, por demat kryesojmë për shkak të ndeshjeve direkte. Për duelin e fundit, Orges Shehi do të bëjë pa shërbimet e Albano Aleksit.
[caption id="attachment_681285" align="alignnone" width="300"] Albano Aleksi[/caption]
Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Bylisit dhe në këto kushte ka plotësuar nurmin 4-të të verdhëve. Një mungesë e rëndësishme dhe me peshë për bardheblutë të cilët tashmë shikojnë që titulli nuk është më në dorën e tyre.
Kujtojmë që veç Aleksit, mungesat e tjera janë Lushkja, Nikqi dhe Patrick me këta 3 të fundit që pritet të rikthehen në kupat e Europës. Mbetet të shihet si do të jetë zgjidhja e Shehit në mesfushë. Alternativat janë: Qefalija titullar ose zbritja e Najdovskit para mbrojtjes.