
Dinamo është në një porces transformimi. Blutë kanë nisur një projekt të ri dhe menjëherë do të nisin nga puna. Ditën e sotme pritet zyrtarizimi i Luigi Di Biagios, ndërsa drejtuesit po punojnë për gjetjen e të tjerë elementëve për të plotësuar bazën e skuadrës.
Ndërhyrje do të ketë në çdo halltë dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se në rolin e drejtorit sportiv pritet të jetë Haris Fakic. Ky i fundit arriti që disa vite më parë të ndërtonte Skënderbeun e historisë, një skuadër që krenoi çdo shqiptar në arenën europiane.
Tashmë e njëjta punë dhe i njëjti mision do të jetë edhe te Dinamo, pasi “Nëndetësja” synon të rikthehet protagonist absolute në Superiore dhe tashmë akordi mes presidentit Bardhi dhe Fakic është arritur. 41-vjeçari me eksperiencën që ka mbi supe pritet të bëjë mirë te Dinamo.