Tirana ka vijuar me përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Laçit në Selman Stërmasi në orën 15:00 për javën e 7 të Abissnet Superiore. Fitorja në derbi ndaj Partizanit ka sjellë atmosferë pozitive në kampin bardheblu dhe skuadra dëshiron ta shfrytëzojë këtë faktor.
Ndaj kurbinasve, renditja në tabelë nuk ka rëndësi, Shehi ka kërkuar përqëndrim maksimal për fitoren në këtë sfidë që do ta dërgonte në vend të parë nëse Partizani lë pikë në Shkodër.
Shehi duhet të bëjë pa Najdovskin të dëmtuar dhe Lulajn të pezulluar. Dy mungesa në mbrojtje por që Shehi ka ku të gjejë zgjidhje. Ai do të mbështetet tek eksperienca e Albano Aleksit që do të formojë dyshen me Behiratche.Me Aleksin prapa, Limaj do të jetë në treshen e mesfushës me Deliun dhe Kallakun ndërsa pjesa tjetër është e njëjta me atë në derbi.