Shqipëria ndodhet e fundit në grupin me 3 anëtarë të Nations League pas përjashtimit të Rusisë por me një ndeshje më pak. Kuqzinjtë kanë marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para dhë qendrojnë pas Izraelit dhe Islandës. 4 pikë më pak se Izraeli e bëjnë ndeshjen e rradhës në Tel Aviv, jetike për Shqipërinë.
Në rast se nuk merren 3 pikët atëherë do t’i themi lamtumirë vendit të parë në grup. Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhë dhe në Komitetin Ekzekutiv të FSHF është marrë vendimi për dhënien e një premio prej 10 mijë eurosh në rast fitoreje. Premio do të jepet për të motivuar lojtarët sa më shumë.