
Shqipëria do të luajë pasditen e sotme në orën 17:30 me Armeninë në stadiumin Air Albania në kryeqytet. Pavarësisht se është thjeshtë një miqësore, fitorja është detyrim për t’i dhënë fund periudhës prej më shumë se një viti pa arritur të dalim fitues në një ndeshje.
Kjo ndeshje pritet të jetë edhe e fundit për trajnerin Reja, të cilit i përfundon kontrata dhe sipas të gjitha gjasave nuk do t’i rinovohet. Tekniku italian, në stërvitjen e djeshme, u ka kërkuar futbollistëve të japin maksimumin për ta mbyllur me fitore këtë vit plot vuajtje ku nuk u arrit asnjë nga objektivat e vendosur.
Poll