
10 fitore radhazi. Golden State Warriors konfirmohet si skuadra më në formë në këtë fund sezoni në Nba. Formacioni i trajnerit Steve Kerr hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt sigurimit të vendit të parë në Konferencën e Perëndimit falë suksesit, 107-98 ndaj Houston Rockets. Në Oracle Arena të Oakland-it, Golden State zhvilloi një periodë të 4-t fantastike me Stephen Curry-in që ishte më i miri mbi parket për Warriors teksa koleksionoi në total 24 pikë 7 rebound dhe 5 asist. Një paraqitje të mirë bëri edhe Klay Thompson autori i 20 pikëve. Në krahun tjetër nuk u shfaq në formën e tij më të mirë James Harden i cili e mbylli sfidën me 17 pikë, 12 rebound dhe 8 asist.
Ai nuk njeh limite por këtë herë Rusell Westbrook nuk mjafton për Oklahomën. Në Chesepeake Energy Arena, City Thunder u mposhtën nga San Antonio Spurs me rezultatin 95-100. Westbrook realizoi 32 pikë 15 rebound dhe 12 asist, duke arritur shifrat e dyfishta në cdo aspket të lojës për të 39-tën herë në këtë sezon. Te skuadra teksane ndërkohë më i miri ishte i përhershmi Kaëhi Leonard i cili shënoi 28 pikë.
I dha fund krizës Cleveland Cavaliers. Kampionët në fuqi të Nba, kaluan në Ohio, Philadelphia 76-ers me shifrat 122-105, duke u rikthyer te fitorja pas 3 humbjeve rradhazi. Lebron James ishte heroi i padiskutueshëm i Cleveland-it, pasi dhuroi një paraqitje super teksa koleksionoi në total 36 pikë 9 rebound dhe 6 asist./ Supersport