Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Utah Jazz, në gjysmëfinalen e Perëndimit

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Utah Jazz, në gjysmëfinalen e Perëndimit

Festë për Utah Jazz dhe Boston Celtics në Nba. Vetëm 2 ndeshjet në mbrëmjen e play-offit me skuadrën nga Salt Lake City që surprizoi Los Angeles Clippers brenda në Staples për të marrë një fitore që e kualifikoi Utah Jazz në gjymsëfinalet e Konferencës së Perëndimit. E nisi në mënyrë më të mirë këtë fazë në Lindje, skuadra më e titulluar e Nba, me Boston Celtics që triumfoi në shtëpi në gjymsëfinalen e parë të serisë ndaj Washington Wizards.

Për të dërguar përpara kohe me pushime, La Clippers mendoi pikërisht Utah Jazz që regjistroi fitoren e 3-të në këtë sezon në Staples Center duke mbyllur serinë e cerekfinaleve mes tyre me rezultatin 4-3 në favor. 104-91 në favor të Utah ishte rezultati i sfidës, me Gordon Hayward që mori edhe njëherë tjetër për dore skuadrën e trajnerit Snyder, që tashmë bëhet të sfidojë në gjysmëfinalet e Perëndimit skuadrën favorite për titullin në këtë sezon Golden State Warriors. Ylli i Jazz realizoi 26 pikë në total ndërsa Hayward i ndihmoi të tijët edhe me 8 rebound e 3 asist. Clippers-ave në krahun tjetër nuk u mjaftuan, 23 pikë dhe 17 rebound të DeAndre Jordan dhe 20 pikët e Jamal Crawford, ndërsa u ndje mungesa e yllit Blake Griffin.

Fitore fantastike me përmbysje për kryesuesit e sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes. Në Td Garden, Boston Celtics edhe pse zhvilloi një periodë të parë shumë të dobët kaloi në fund me shifrat 123-111, Washington Wizards duke marrë epërsinë në serinë e gjysmëfinaleve mes tyre. Gjithcka për meritë të Isaiah Thomas i cili edhe pse humbi një dhëmbë pas një përplasjeje me një kundërshtar i rezistoi dhimbjeve duke realizuar 33 pikë në suksesin e Celtics, ndërsa shtoi edhe 9 asist e 1 rebound. Në krahun tjetër të pamjaftueshme, 27 pikët e Bradley Beal, ndërkohë që John Wall e mbylli takimin me 20 pikë dhe 16 asist. /Supersport/

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga