Trajner i ekipit të Basketbollit, Valencia Femenino B, Fernando Martini ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Autoritet njoftuan se anija u përball me dallgë shumë të forta, deri në rreth 3 metra, dhe u mbyt pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo. Në bord ndodheshin gjithsej 14 persona. Shtatë prej tyre u shpëtuan, përfshirë 4 anëtarë të ekuipazhit dhe një guidë turistike.
Mes të mbijetuarve janë bashkëshortja e trajnerit, Andrea si dhe vajza e tyre 7-vjeçare, Mar. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Fernando Martinit dhe tre fëmijëve të tij.
Ndërsa për ngjaren e rëndë, ka reaguar edhe klubi i basketbollit të Valencias, i cili ka shprehur ngushëllimet më të thella për të gjithë familjarët dhe miqtë.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale. Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij,”-shkruan, klubi i Valencias.
