Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

ZYRTARE/ Tirana “pasuron” organikën e ekipit, mbërrin lojtari nga Teksasi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana “pasuron” organikën e ekipit, mbërrin
Johnathan Massie

Klubi i basketbollit të Tiranës ka përforcuar ekipin me një basketbollist nga Teksasi. Bëhet fjalë për Johnathan Massie i cili është lojtari më i ri që do të veshë uniformën bardheblu.

Lajmin e ka bërë të ditur Klubi Shumësportësh Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Johnathan Massie ka luajtur për ekipe si McNeese State University, Longwood University dhe University of North Texas.

Njoftimi zyrtar i Klubit Shumësportësh Tirana:

Klubi i Tiranës ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit të ri Johnathan Massie.

Massie vjen me një eksperiencë të pasur nga NCAA, ku ka luajtur me ekipin North Texas, duke shënuar mbi 1000 pikë gjatë karrierës së tij universitare.

I urojmë shumë suksese në aventurën e tij të parë me fanellën bardh e blu!

Poll

Lexo gjithashtu