Spiro Koleka
Një prej figurave më të shquara të basketbollit shqiptar, Spiro Koleka është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. I njohur me emrin “Pirro”, ish-basketbollisti është “shuar” mëngjesin e sotëm.
Koleka njihet padyshim si një nga figurat që la gjurmë me ekipin e 17 Nëntorit në basketboll, ekip i cili sot quhet “KS Tirana”. Ai ishte një lider në parket, në vitet ’70. Por aftësitë e tij bënë që të kalonte përtej kufirit.
Ai u bë trajner i ekipit të famshëm italian, Victoria Libertas Pesaro, duke pasur sukses dhe aty. Ikja e tij, lë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe kolegët që punuan me të ndër vite.
Poll
