Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Vendim historik në NBA! Klubi i LA Lakers shitet, çmim rekord për të gjitha sportet (SHIFRA)

Shkruar nga NEWSPORT
Vendim historik në NBA! Klubi i LA Lakers shitet, çmim rekord
LA Lakers - LeBron James

Bordi drejtues i NBA ka miratuar sot një vendim historik, duke zyrtarizuar shitjen e aksioneve kontrolluese të Los Angeles Lakers. Klubi legjendar kalon nga familja Buss, që e drejtonte që prej vitit 1979, në duart e Mark Walter, shefit ekzekutiv të “TWG Global”.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime pas muajsh verifikimesh dhe diskutimesh mbi dokumentacionet ligjore. Pavarësisht ndryshimit të pronësisë, Jeanie Buss do të vazhdojë të mbajë rolin e presidentes për të paktën pesë vitet e ardhshme.

Walter ka qenë më parë aksioner minoritar te Lakers, por tani merr kontrollin e plotë të klubit. Edhe pse shifrat zyrtare nuk janë bërë publike, mediat amerikane raportojnë se marrëveshja vlen mes 10 dhe 12 miliardë dollarë, një rekord absolut në historinë e sportit botëror.

Poll

Lexo gjithashtu