Oklahoma City Thunder regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti 116-107 Toronto Raptors në transfertë. Protagonist ishte Cason Wallace me 27 pikë, ndërsa sukses jashtë fushe arriti edhe Dallas Mavericks, që kaloi 123-114 Brooklyn Nets falë 61 pikëve nga stoli.
Nuk gaboi as Milwaukee Bucks, që triumfoi 128-117 ndaj Miami Heat në një duel për zonën play-in, me Kevin Porter autor të 32 pikëve. Fitore të rëndësishme mori edhe New Orleans Pelicans, që falë 26 pikëve të Zion Williamson mposhti 113-109 Golden State Warriors.
Sukses dramatik për Orlando Magic, që fitoi 110-109 ndaj Los Angeles Lakers me 36 pikë nga Banchero. Fitore arritën edhe Cleveland Cavaliers ndaj New York Knicks me Donovan Mitchell protagonist, si dhe Boston Celtics që mposhti Phoenix Suns pas 22 pikëve të White.
