Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

ZYRTARE/ Tirana investon në merkato, shtatlarti amerikan lojtari më i ri i bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana investon në merkato, shtatlarti amerikan lojtari më i
Rashun Williams

Ekipi i Tiranës vijon të investojë jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll. Së fundmi, klubi bardheblu ka përforcuar skuadrën me një prurje të re nga Amerika, Rashun Williams.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klubi Shumësportësh Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Williams ka luajtur në Spanjë, Kili dhe në NCAA.

“NJOFTIM ZYRTAR

Klubi Sportiv Tirana njofton afrimin e lojtarit amerikan Rashun Williams. Williams vjen me një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në Spanjë, Kili dhe në NCAA me ekipet e South Florida dhe Radford.

I urojmë shumë suksese në aventurën e tij të parë me fanellën bardh e blu!”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu