Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ “Fluturon” Lakers me fitoren e tretë radhazi, Miami “shkërmoq” Washington falë REKORDMENIT Debayo (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ “Fluturon” Lakers me fitoren e tretë radhazi, Miami
Los Angeles Lakers - Minessota Timberwolves

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e tretë radhazi duke mposhtur 120 me 106 Minessota Timberwolves. Në setin e parë miqtë morën epërsinë me pikë duke shkuar në rezultatin e parë në 21-16, por përmbysja e vendasve erdhi në setin e radhës, 29-24.

Për të mbyllur llogaritë, Lakers dominuan setin e radhës me 39 pikë kundrejt 23 të Minnesotës. Miqtë u përpoqën në setin e fundit për të shkurtuar diferencën, por pa mundur të frenojnë kundërshtarin.  

Doncic dhe Reaves ishte dyshja që shënuan të njëjtin numër pikësh, 31, duke ndihmuar ndjeshëm skuadrën të kapërcejnë rivalin.

Fitore ka arritur dhe Miami Heat që ka “shkërmoqur” Washington Wizards me një diferencë prej 31 pikësh në rezultatin e përgjithshëm 150-129.

Njeriu i ndeshjes për vendasit ishte Bam Debayo i cili dhuroi një performancë fantastike duke thyer dhe rekordin e mëparshëm të legjendarit Kobe Bryant prej 100 pikësh.

Plot 83 pikë të shënuara në tabelë nga amerikani, të cilat i shtohen 9 rebounde dhe 3 asiste.

NBA/ “Fluturon” Lakers me fitoren e tretë radhazi, Miami
Rezultatet në NBA

 

Poll

Lexo gjithashtu