Bylisi nuk mori më shumë se një barazim pa gola në shtëpi me Teutën e vendit të fundit. Një pikë që nuk i shkon përshtat asnjë prej dy ekipeve. Ky barazim rrezikon shumë që ballshiotët të bien në zonën e kuqe nëse Kukësi apo Laçi marrin pikë në ndeshjet e tyre nesër. Pas ndeshjes, trajneri Bellai foli për Oversport.
Keqardhje per ndeshjen – Ndeshje shume e vështirë nga ana psikologjike. Vinim nga 4 humbje rresht dhe na duhej patjetër fitorja. Krijuam dy raste por në pjesën e dytë ishte e kundërta, Luajtëm ne kundër Qirkos dhe ishte e pamundur të shënonim. Problemi ynë është shënimi i golit. Kemi vështirësi. Sidoqoftë morëm një pikë. Pozitive është të mos humbasësh.
Kthesa – Cdo gjë është psikologjike, luajmë ndaj Partizanit tani por edhe Partizani ka lënë pikë kështuqë duhet të punojmë cdo javë sidomos psikologjikisht. Në stërvitje cunat punojnë mirë por në fushë është tjetër gjë.
A i zbatuan detyrat lojtarët? - Në cdo ndeshje bëjmë mirë bëjmë dhe keq. Detyrat mbrojtëse dhe sulmuese besojmë se i kryem mirë pasi Teuta nuk na vendosi në rrezik. Kishim një Qirko në ditë të shkëlqyer. Na mposhti 5 herë në raste kur duhet të shënonim.
Qardaku - Qardaku ka qenë i dëmtuar. Tani po e merr veten. Cilësitë e Qardakut nuk i kanë shumë futbolliste sic e tregoi edhe sot por fati nuk ishte me të.
Ja falet pjesën e parë Teutës? – Ishte çështje psikologjike. Qarkullimi i topit dhe dalja nga krahët është ana jonë e fortë por pastaj nuk e kishim dhe na mungoi edhe qetësia. Luajtëm të tensionuar humbëm pasime dhe raste. Katër ndeshje me humbje kanë ndikuar.