Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Na ka ndjekur tersi i dëmtimeve", Andi Hadroj pas barazimit me Teutën: Arbitrimi? Nuk dua të merrem fare

Shkruar nga NEWSPORT
"Na ka ndjekur tersi i dëmtimeve", Andi Hadroj pas barazimit me

Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e cila ishte e prapambetur dhe e vlefshme për javën e parë të Superiores është mbyllur në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli mbrojtësi i djathtë i Partizanit Andi Hadroj. Hadroj ishte gjithashtu ai që asistoi për Kekon në golin e barazimit.

“Të them të drejtën shyqyr Zotit që kam kaluar dëmtimin dhe po e marr veten avash avash. Kam humbur paska kondicionin e lojës. Nuk dua të merrem fare me arbitrimin sepse nuk na takon neve. Më pëlqeu si luajti ekipi në pjesën e dytë. Ndonjëherë na kap momenti jo i mirë, por gjithmonë reagojmë. Na ka ndjekur një lloji tersi, shumë lojtarë janë të dëmtuar. Por kujt t’i vijë mundësia duhet ta kapi dhe të japë maksimumin”, u shpreh Hadroj.

-Gjendja juaj?

“Unë e di dhe vetë që nuk jam në formën optimale. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga