Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Na duhet terapi", Shkëmbi: Problem me lojtarët, ndryshuam skemë por ishte Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
"Na duhet terapi", Shkëmbi: Problem me lojtarët, ndryshuam

Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët në sfidën e javës së 6. Takimi i luajtur në “Niko Dovana” u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Raste të shumta për të dy ekipet por mungoi finalizimi. Një barazim që nuk u bën punë ekiepve. Teuta vijon të mos njoh fitore në këtë kampionat.

Në fund të takimit trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi foli mbi takimin dhe pritshmëritë që ka nga lojtarët. Më poshtë mund të lexoni fjalën e teknikut Shkëmbi.

Bledi Shkëmbi për Over Sport: 

Ndeshja? Në fakt na vjen keq dhe sot bëmë një lojë të mirë, patëm momentet tona në pjesën e parë. Kemi më shumë grintë dhe ekuilibër por nuk shënuam. Na mungoi goli dhe kjo është që të jep lirshmëri.

Sulmi? Menduam që të kishim më shuëm lojtarë te zona dhe pjesa e parë shkoj mirë dhe të dy bënë mirë, por lodhja bën të vetën dhe Hebaj e Oshaf arritën të rrezikonin.

Goli? Dëshira është gjithmonë të luajmë me dy sulmues por është problem me lojtarët që janë të gatshëm pasi dhe lojtarët nuk janë në makismumin e tyre dhe do të shikojmë gjendjen e tyre fizike. Më pëlqeu dyshja para bashkë dhe me Lorenco Vilën.

Pikët? Në këtë moment na duhen pikët dhe kjo do na bënte të shijonim dhe stërvitjen dhe ndeshjen. Kjo është ajo që do na kënaqte më tepër.

Skema? Bëmë një pjesë të parë të mirë me dy sulmuesit dhe me lojtarët e tjerë që bënin presion dhe në këto momete rrezikonim. Duhej qarkullim më i mirë dhe vertikaslizim më i saktë që na mungoi. Por duhet të shohim dhe më kë luanim pasi është një ekip më lojtarë kampion.

Ndryshimet? Duhet të bëjmë terapi fizike me lojtarët aty të porta dhe pastaj terapi psikologjike. Janë lojtarët vetë që e nxjerrin ekipin nga situata por ne do të shikojmë të bëjmë mirë.

Filozofia? Kjo skuadër ka lojtarë të mirë dhe me eksperiencë dhe ka lojarë të rinj me potencial. Trajnerët kanë bërë mirë në këtë ekip, por unë dua të luajmë futboll dhe të qarkullojmë topin. Unë jam i kënaqur me ekipin por duam që t’i heqim të gjitha këto dhe të fokusohemi për të shënuar golin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga