
Myrto Uzuni shënoi sot golin e 7 në La Liga, që i dha barazimin Granadas ndaj Almerias. Këta të fundit ishin duke fituar 0 me 1 deri në minutën e 75’, para se sulmuesi i Kombëtares shqiptare të barazonte gjithçka.
Me 7 gola në La Liga, Uzuni barazoi ndër të tjerë Vinicius Junior që numëron po aq gola në renditjen e golashënuesve. Në anën tjetër, sulmuesi shqiptar ndodhet vetëm 1 gol prapa Rodrygos, një tjetër braziliani te Real Madrid.
Sezon i mirë ky për Uzunin në kampionatin spanjoll, ndërsa Granada me barazimin e sotëm 1 me 1, mban vendin e 19 në La Liga. Vendi i 17 që siguron mbijetesën është 6 pikë larg.
Goli i shënuar nga Uzuni: (VIDEO)
Poll