Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungojnë 2 mesfushorë, rikthehen 2 sulmues/ Orges Shehi me dilema për formacionin anti-Erzen

Shkruar nga NEWSPORT
Mungojnë 2 mesfushorë, rikthehen 2 sulmues/ Orges Shehi me dilema

Partizani do të udhëtojë në transfertë ku do të përballet me Erzenin në Rrogozhinë, në orën 14:00 për të hapur javën e 27-të të Superiores. Të kuqtë kërkojnë vazhdimësinë e mbi të gjithë një reagim pas atij eliminimi të dhimbshëm në Kupë.

Me shijakasit s’i kanë punët mirë teksa kanë humbur edhe ndeshjen e fundit përballë tyre, por sot nuk tolerohen hapa fals. Orges Shehi ka drejtuar dje seancën e fundit stërvitore dhe grupit i munguan 2 futbollistë. Adnard Mehmeti do të mungojë për rreth 1 muaj, ndërsa Arinaldo Rrapaj po kalon një gjendje gripale.

Megjithatë, rikthehen 2 sulmues si Xhuliano Skuka dhe Albers Keko të cilët do të jenë gati t’i japin një dorë shokëve në pjesën e dytë. Tekniku durrsak ka disa dilema për formacionin startues, dilema që sjellin edhe ndryshime taktike në fushën e lojës.

Me Mehmetin dhe Rrapaj jashtë, të sigurtë në mesfushë janë Maguette dhe Murataj. Lojtari i 3-të i repartit mund të jetë i riu Redon Ismaili, por alternativë e fortë është edhe spostimi i Taipit më mbrapa dhe vendin e tij në sulm ta marrë Bintsouka. Pak a shumë një modul i përdorur së fundmi nga Shehi me dy sulmues të mirëfilltë si Skuka e Mba që u përdor edhe në derbi.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3): Hoxha; Hadroj, Preka, Sota, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Taipi (Ismaili); Bintsouka, Mba, Cara.

Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga