Dita e djeshme ishte një ditë festë te Partizani. Demat u shpallën kampionë të Suepriores për sezonin 2022-2023. Një sukses i jashtëzakonshëm për të kuqtë që ia dolën të triumfojnë në javën e fundit. Me pikë të barabarta me Tiranën, demat iu “falën” përballjeve direkte mes tyre dhe u shpallën kampionë.
Në festën e madhe të titullit mungoi Engjël Hoti. Mesfushori nuk ishte fare prezent në stadium ditën e djeshme. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se lojtari ka hatërmbetje për mënyrën si është trajtuar në javët e fundit dhe në këtë mënyrë ka “hequr” dorë nga titulli, duke mos marrë as medaljen e kampionit.
Kujtojmë se Hotit i përfundon kontata në fund të sezonit dhe rrjedhimisht mund të konsiderohet edhe lojtari i poarë që largohet nga Partizanit. Nga ana e klubit dhe lojtarit akoma nuk ka një shpjegim për mungesën e lojtarit në festën e titullit, teksa mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me ish-lojtarin e Tiranës.
[caption id="attachment_694707" align="alignnone" width="968"] Engjell Hoti[/caption]