Kastrioti pas fitores me përmbysje në kampionat ndaj Teutës dhe kalimin e turit në Kupë, ka rikthyer atmosferën pozitive në ekip. Krutanët po përgatiten për ndeshjen e rradhës në kampionat ku do t’i dërgojë në Elbasan Arena për të sfiduar Partizanin kryesues në orën 17:45. Krutanët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv teksa mbështeten nga forma e mirë e tyre në ndeshjet e fundit.
Trajneri Emiljano Çela duhet të bëjë mirë llogaritë pasi në këtë ndeshje do të mungojë në hallkë e rëndësishme e boshtit të ekipit. Mesfushori Xhulio Mehmeti ka pësuar një dëmtim dhe ndaj Demave do të jetë mungesa e sigurtë për krutanët.
Poll