Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesat “gëzojnë” lojtarët e rinj, ndaj Armenisë shansi i tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesat “gëzojnë” lojtarët e rinj, ndaj

Pas Italisë, kombëtarja shqiptare do të përballet me Armeninë, në një tjetër ndeshje miqësore që do të zhvillohet në “Air Albania”. Një sfidë ku Edi Reja do të ketë edhe më shumë mungesa, pasi Armando Broja u dëmtua ndaj “Axurrëve”, ndërsa lojtarë të tjërë si Myrto Uzuni dhe Odise Roshi duhet të kthehen te skuadrat e tyre sipas marrëveshjeve, pasi do të luajën ndeshje respektive me klubet.

Ndaj Armenisë do të kenë më shumë mundësi të luajnë lojtarët të cilët kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e tjera, me Rejën që nuk do të ndryshojë gjithsesi shumë në formacion nga përballja me Italinë, pasi sipas thashethemeve kjo mund të jetë sfida e fundit e italianit në stolin e kuqezinjve.

Formacioni i mundshëm ndaj Armenisë:

Shqipëria: Berisha (Kastrati), Mihaj, Kumbulla, A.Bajrami, Hysaj, Bare, Asllani, Bajrami (Ramadani), Lenjani, Muçi (Cara), Skuka. Trajner: Edi Reja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga