
Skënderbeu – Partizani është ndeshja e fundit e ditës së sotme, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Në orën 17:00, korçarët presin në shtëpi kampionët në fuqi në një përballje që ka dhuruar surpriza në 2 herët e para.
Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Gvozdenovic vjen me disa mungesa kryesore, por edhe me rikthime. Orges Shehi nga ana tjetër hedh më të mirët në fushën e lojës për të tentuar të marrë fitoren e parë ndaj korçarëve të cilët u kanë marrë plot 4 pikë këtë sezon.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (4-4-2): Alia; Vangjeli, Ramos, Prençi, Gërço; Liço, Rabiu, Yuri, Janaqi; Rashica, Nikaj. Trajner: I. Gvozdenovic
Partizani (3-5-2): Hoxha; Sota, Sembene, Atanaskoski; Hadroj, Mehmeti, Murataj, Rrapaj, Buxhelaj; Mba, Mensah. Trajner: O. Shehi