Egnatia pret në shtëpinë e saj Kastriotin për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë që luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:00. Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve javën e kaluar dhe sot do të synojnë të sigurojnë një tjetër rezultat pozitiv që ndikon në objektivat e tyre.
Rrogozhinasit kërkojnë vendet e kreut dhe në këtë sfidë vështirësohen gjërat, pasi Edlir Tetova do të ketë mungesa të rëndësishme nga mbrojtja në sulm. Antanda në mbrojtje dhe Paulaulaskas në sulm do të mungojnë për arsye kartonës dhe do të jenë të pezulluar për sfidën e sotme.
Ndërkohë edhe në krahun tjetër, Emiliano Çela do të vuajë dy mungesa, ndërsa i gëzohet rikthimit të Edon Hasanit, i cili ishte i pezuluar me kartonë ndaj Vllaznisë. Po për shkak kartonës do të mungojë Karakaçi, ndërsa Eneid Kodra u dëmtua ndaj shkodranëve dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj rrogozhinasve.
Formacionet e mundshme:
Egnatia: Sherri, Frangaj, Kacbufi, Malota, Musta, Mëllugja, Agberpornu, Fernando, Jackson, Kasa, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova.
Kastrioti: Sali, Prenkovic, Stojanovic, A.Selmani, Rami, Onanunga, Mehmeti, Hasani, Mihana, Greca, Rexhinaldo. Trajner: Emiliano Çela.