Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa e sulmuesit të shpejtë, Mirel JOSA vë pikat mbi "i" për formacionin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e sulmuesit të shpejtë, Mirel JOSA vë pikat mbi

Mirel Josa mund të konsiderohet "blerja" më e bujshme e skuadrës së Kukësit në muajin janar. Trajneri kryeqytetas mori drejtimin e verilindorëve duke e nisur mjaft mirë me një fitore të thellë 4-1 në transfertë kundër Skënderbeut. Ai e tha hapur që priste një lojtar të shpejtë për fazën ofensive, por një gjë e tillë s'u bë e mundur për shkak të mundësive të pakta që ofronte tregu shqiptar apo ai i huaj.

Kësisoj, trajnerit Josa i duhet të punojë me futbollistët që ka në dispozicion. Në sfidën kundër Skënderbeut u vu re pozicioni i Vesel Limajt i cili për herë të parë po luante pas sulmuesve apo siç njihet ndryshe si trikuartist. 57-vjeçari u shpreh i kënaqur me atë që mesfushori dha në fushën e blertë dhe në seancat e fundit stërvitore, ai është vendosur sërish në të njëjtin pozicion.

Me sa duket 5 herë kampioni i Shqipërisë në pankinë e ka ndarë mendjen për lojtarin, por gjithashtu edhe për prapavijën. Dragoshi është në balotazh me Baravikas për një vend titullari, ndërsa në qendër Kurdiç do të jetë përkrah Lulajt. Nga e majta do të jetë Blerim Kotobelli ai që do të kontribuojë në fazën difensive.

Poll

Lexo gjithashtu