
Gabriele Cioffi nuk është më trajner i Veronës. Është klubi italian që ka zyrtarizuar divorcin me teknikun e njohur toskan. Prej ditësh qarkullonte lajmi se e ardhmja e tij ishte në dyshim të krye të pankinës së Veronës. Ndërsa sot gjithçka ka përfunduar.
Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar të klubit italian thuhej: “Hella Verona FC njofton se ka shkarkuar Gabriele Cioffi nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi falënderon zotin Cioffi dhe stafin e tij për punën e bërë”.
Në këtë mënyrë, ish trajneri i Udineses i jep fund aventurës pas një sezoni të komplikuar, me 5 pikë të fituara në kampionat. Pikërisht mungesa e rezultateve ka bërë që Cioffi të largohet nga Verona. Vendin e tij pritet ta zërë Diego Lopez, megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare.