Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa e Italisë në Botëror, Carlo Anccelotti mbështet përfaqsuesen e vendlindjes së bashkëshortes

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e Italisë në Botëror, Carlo Anccelotti mbështet

Carlo Anccelotti ka folur për Botërorin “Qatar 2022” duke treguar se për cilën skuadër bën tifozllëk. Trajneri i njohur italian është shprehur se do të mbështesë Kanadanë duke treguar dhe arsyet e tij. Për mediet e huaja, “timonieri” i Real Madrid ka befasuar duke thënë:

“Në Botëror do të bëj tifo për Kanadanë, ata kanë munguar për disa vite dhe janë shtëpia ime e dytë. Presidenti i Federatës së Kanadës është nga Abruzzo, kështu që unë do të bëj tifo për Kanadanë.

Trajner i Kanadasë? Po, mund të jetë një Kombëtare, por është herët tani. Sigurisht jo për këtë Botëror. Botërori i 2026, ose jo? Mund të ndodh. Nëse është Kanada, pse jo? Më pëlqen kjo, natyrisht. Kanada ia ka dalë shumë mirë”, është shprehur ai.

Carlo Anccelotti është i martuar me Mariann Barrena Mçlay, një ekonomiste nga Kanadaja. Ndoshta kjo është një nga arsyet më të forta se pse italiani mbështet këtë përfaqësuese në “Qatar 2022”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga