Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mund ta ndihmoja Kombëtaren, s’më ka kontakuar askush”, Redon XHIXHA: Tirana nuk është më si ajo e imja, në Shqipëri nuk të lënë të luash futboll

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund ta ndihmoja Kombëtaren, s’më ka kontakuar

Redon Xhixha ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Studio Live nga gazetari Arbër Hitaj në Report TV. Lojtari i Qarabag foli për jetën e re në Azerbajxhan, Kombëtaren shqiptare dhe klubin e tij të vjetër, Tiranën.

Si ndiheni në Azerbajxhan?

Janë bërë 2 muaj këtu dhe jam ambientuar mirë çdo gjë po shkon siç e prisja dhe ndihem shumë mirë. Shpresoj të ndihem kështu edhe në vazhdim. Më kanë pritur mirë, nuk e prisja kaq mikpritje të ngrohtë por lidhja me Ansi Agollin ka ndikuar, ai është një legjendë këtu.

Ndryshimi mes futbollit të dy vendeve.

Janë të ndryshme me Tiranën, këtu futbolli luhet shpejt dhe fizik ndërsa në Shqipëri ka skuadra që nuk të lënë të luash futboll, vonojnë lojën. Këtu çdo skuadër luan futboll të shpejtë dhe është ndryshim shumë i madh me futbollin shqiptar.

Si e patë Kombëtaren, jeni kontaktuar nga Sylvinho dhe mendoni se mund ta ndihmonit skuadrën?

Kombëtaren e kam ndjekur, më erdhi keq pse nuk morëm një barazim për lojën e luajtur. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Nuk kam patur kontakte nga trajneri apo dikush tjetër. Ndoshta një ndihmë mund ta kisha dhënë edhe unë pasi sulmuesit për të bërë gola janë por sulmi i Kombëtares ka lojtarë me kualitet që po bëjnë mirë me ekipet e tyre. E rëndësishme është që unë të shkoj në Kombëtare pastaj është pjesë e trajnerit.

E keni ndjekur Tiranën?

Tiranën e ndjek çdo ndeshje, ka oshilacione pasi nuk është më ajo Tiranë që ishte në fillim të sezonit kur shkuam në vend të parë. Ka një grup shumë të mirë por duhet të jenë të saktë para portës për të vrarë ndeshjen.

Besoni se do të shënoni gola ashtu si te Tirana?

Sigurisht që besoj, sulmuesit këtë besojnë më shumë, të shënojnë sa më shumë gola. Në rradhë të parë duhet të fitoj vendin e titullarit e më pas edhe golat do të vijnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga