
Federata Shqiptare e Futbollit ka shtruar iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit për futbollistë, drejtues të klubeve të “Abissnet Superiore” si edhe përfaqësues të mediave, të cilët agjërojnë. Iftari u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të FSHF-së, .
"Nëpërmjet kësaj darke e përfaqësie, ne falënderojmë të gjithë besimtarët myslimanë të komunitetit të futbollit, dhe jo vetëm, për muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Ky është një muaj i rëndësishëm për të gjitha virtytet që ka, është muaji i solidaritetit, i bashkimit, i faljes e i sakrificës. Dua t’ju uroj sa më shumë mbarësi të gjithë juve që jeni këtu, komunitetit sportiv dhe të gjithë shoqërisë shqiptare", ka theksuar shkurtimisht Duka.