Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mposhtën me "poker" Labërinë në Kupë, trajneri i Vllaznisë e ka me fushën e "Reshit Rusit": Më e favorizuar ishte skuadra që mbrohej, mund të kishim shënuar 5-6 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën me "poker" Labërinë në Kupë,

Vllaznia arriti të merrte një fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Labërisë në Kupën e Shqipërisë duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë që u mbyll 2-1 për skuadrën vlonajte. Shkodranët kalojnë në turin e dytë dhe presin të mësojnë se cilën kundërshtar do të ketë përballë. Pas ndeshjes, trajneri Thomas Brdaric foli për mediat duke u shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës edhe pse fusha e "Reshit Rusit" ishte një problem më vete.

"Kane qenë dy ndeshje që kanë dhuruar një sfidë shumë të madhe për ne. Nuk duhej të nënvlerësonim askënd dhe si rrjedhojë bëmë një ndeshje të mirë. Kuptohet që kundërshtari bëri më të mirën e vet, por ne e patëm pak të vështirë për të dalë në lojën tonë edhe nga fusha e cila ishte një sfidë më vete për ne, megjithatë e rëndësishme ishte fitorja sot.

Të luash në këtë fushë padyshim që më i favorizuar është ajo skuadër që dëshiron të mbrohet dhe kjo na e vështirësoi disi punën, por mund të kishim shënuar edhe 5-6 gola në këtë ndeshje. Ne ecim përpara, e rëndësishme është që u kualifikuam dhe vazhdojmë rrugën tonë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga