Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moxhi premton pas skualifikimit nga KUPA, ka dy fjalë për Mark Iulianon dhe historinë e BASTEVE

Shkruar nga NEWSPORT
Moxhi premton pas skualifikimit nga KUPA, ka dy fjalë për Mark

Pas përfundimit të takimit ditën e djeshme mes Partizanit dhe Flamurtarit, takim i cili përfundoi 2-1 në favor të të kuqve, por pa mundur të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës, ka folur këshilltari i presidentit Gaz Demi, Luçiano Moxhi.

Ai e ka cilësuar ndeshjen ndaj vlonjatëve si një ndër më të mirat, pavarësisht se objektivi nuk u plotësua. Ai ka bërë një analizë të dy ndeshjeve të fundit, ku shpjegon se rezultatet pozitive nuk do mungojnë dhe se Partizani do ta mbyllë mirë sezonin.

Lidhur me deklaratën që ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano ka dhënë ditën e djeshme, ku shprehej se gjatë kohës që ai ishte në krye të ekipit kishte pasur trukime, Moxhi është shprehur: "Ndoshta ai do të ketë dashur të shprehë pak zhgënjim, sepse tashmë nuk është pjesë e jona, por faktin e basteve, absolutisht jo. Mbase deklarata e tij është fryrë dhe nga mediat, pasi mendoj se Iuliano nuk ka dashur të thotë diçka të tillë. E vërteta është se gjithmonë kur një person largohet, ka diçka thumbuese për të thënë", është shprehur Moxhi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga