Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moxhi largohet nga Partizani? Italiani në prag të "divorcit" me "Demat e Kuq", zbulohen lëvizjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Moxhi largohet nga Partizani? Italiani në prag të "divorcit"

Luçiano Moxhi ishte afrimi i bujshëm te Partizani pasi premtimet e tij qenë të mëdha, por deri tani projekti për një "Juventus" të vogël kanë mbetur në letër, pasi "Demat e Kuq" vuajnë në mesin e tabelës së klasifikimit në kampionat.

Ecuria jo e mirë e klubit të kuq ka lënë të pakënaqur drejtuesit e klubit, të cilët kanë shfaqur pakënaqësinë ndaj Moxhit dhe Drejtorit Sportiv, Antonelo Preiti, i cili mësohet se është pranë largimit nga Partizani.

Një detaj i veçantë ka të bëjë me faktin se mund të jetë Luçiano Moxhi ai i cili mund të bëjë një "divorc" të parakohshmë. Ditët e fundit, "Big Luçiano" është parë të lëvizë shpesh drejt Maltës, ku përflitet se po gjurmon ekipin e ri të cilin mund të marrë nën patronazh për ta ringritur. Ende nuk është zbuluar emri i ekipit të ri, por provat janë tejet të forta, të cilat tregojnë se Moxhi mund të mos ketë më vend te Partizani, ndaj dhe ka nisur të kërkojë diçka të re, pasi të gjithë e dinë se edhe pse në moshë, Moxhit nuk i ndahet shpirti nga futbolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga