Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOVIOLA/ Nga penalltia e Bylis dhe Teutës, te rasti i diskutueshëm i Kukësit (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Nga penalltia e Bylis dhe Teutës, te rasti i diskutueshëm i

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 30 me rezultate të thella. Kështu, janë shënuar 15 gola ndërsa dy skuadra udhëtuese kanë dalë me pikë të plota. Në tre ndeshje kanë dalë fituese skuadrat vendase, ndërsa regjistrohen zero barazime.

Në javën e 30 ka pasur edhe momente të diskutueshme, ndërsa po ndalemi te tre ndeshjet e zhvilluara këtë pasdite. Bylis mposhti 1-0 në shtëpi Skënderbeun, me një penallti të fituar në fundin e ndeshjes. Ndërhyrja e Jashanicës është dukëshm jashtë kohe, duke bërë që mos ketë dyshime në këtë rast.

Laçi mposhti 2-0 Kukësin, me verilindorët që pretendojnë në një moment për shtyrje të sulmuesit të tyre. Kontakti qartazi ekziston, ndërsa Kridens Meta nuk ka akorduar një faull, që siç duket nga pamjet është jashtë zone.

Teuta mori një fitore tenistike në transfertën e Gjirokastrës, ndërsa një nga golat u shënua me 11 metërsh. Në pamje duket se mbrojtësi vendas nuk është kujdesur për lojtarin kundërshtar, duke qenë në kundërkohë gjatë ndërhyrjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga