Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOVIOLA/ Ndeshja Tirana – Kastrioti, Bujar PREGJA: Goli i Hilës i rregullt, mungon një i kuq për Regi Lushkjen

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Ndeshja Tirana – Kastrioti, Bujar PREGJA: Goli i Hilës i

Ndeshja Tirana – Kastrioti u shoqërua me emocione mjaft të forta në minutat e fundit të sfidës teksa bardheblutë shënuan golin e fitoren në minutën e 90’ ndërsa fill pas kësaj, një situatë e tensionuar përfshiu disa lojtarë. Karakaçi dhe Selmani nga Kastrioti u ndëshkuan me kartonë të kuq për protesta dhe gjeste antisportive.

Ish-arbitri i njohur, Bujar Pregja, i pranishëm gjithmonë me zbardhjen e moviolës në emisionin “Skaner” nga Gerti Çarçani në MCN TV, ka sqaruar çastet pikante të kësaj sfide ku gjyqtar kryesor ishte Olsion Yzeiraj.

“Goli i Tiranës është i rregullt, kërcim dhe dyluftim me kokë dhe s’ka asnjë dyshim për faull apo offside. Dyshimi është te rasti i parë ku pretendohet një prekje e topit me dorë. VAR këtu nuk ndërhyn pasi ky aksion është përfunduar me goditje dënimi. Nuk është aksioni i golit dhe VAR nuk ka sesi të ndërhyjë për të anuluar një korne. Arbitri e anësor e kishte afër dhe nuk e konsideroi prekje me dorë pasi dora ishte e ngjitur sipas rregullave.”-tha Pregja për këtë situatë.

Në rastin e kartonave të kuq, pas golit, me lojtarët e Kastriotit, Karakaçi dhe Selmani, Pregja shprehet se: “Vendimi është i drejtë i arbitrit por këtu mungon një karton i kuq për Lushkjen pasi vjen nga stoli dhe kapet me Karakaçin me duar, gjest antisportiv. Karton i verdhë edhe për Bekajn, i drejtë pasi del nga porta dhe i bashkohet protestave.”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga