Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOVIOLA/ Mungon një penallti në rastin e Da Silvas, Bujar Pregja: Ishte e qartë dhe e pastër, Patizani u penalizua

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Mungon një penallti në rastin e Da Silvas, Bujar Pregja:

Partizani mori një barazim 1-1 në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov në 'Air Albania'. Një ndeshje e dominuar nga të kuqtë por pa arritur të përmbysnin rezultatin. Bjellorusët kaluan të parët në avantazh në fillimin e pjesës së dytë, por Tedi Cara riktheu baraspeshën në të 66-tën.

Në moviolën e ndeshjes nga Bujar Pregja në MCN, u diskutua për rastin e Da Silvas ku pretendohej për një penallti të mohuar nga të kuqtë. Sipas ish-gjyqtarit të njohur arbitri hollandez ka gabuar dhe duhej akorduar 11-metërsh për Partizanin.

“Ndeshja ishte korrekte por ka 2-3 gjëra për diskutim. Më i diskutueshmi ishte ai para golit të barazimit të Partizanit ku mund të ketë një faull brenda zonës në rastin e Da Silvas. Pengim i dukshëm, penallti e qartë e pastër. Arbitri ka patur pamje, ka qenë afër dhe nuk e kuptoj pse nuk e dha penallti”, tha Pregja.

Rasti në fjalë:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga