
Franca dhe Polonia zhvilluan takimin e radhës të vlefshëm për fazën e 1/16. Sfida përfundoi me shifrat 3-1 në favor të “Gjelave”, të cilët sigurojnë dhe kualifikimin për në fazën tjetër. Golat e takimit erdhën nga këmbët e Giroud dhe dygolëshi i Mbappe.
Një ngjarje interesante ka ndodhur në fushën e lojës, ku mbrojtësi francez, Kounde u shfaq në fushën e lojën me dy varëse vloriri në qafë. Ky moment i ka shpëtuar trupës gjykuese të arbitrave.
Në moviolën e ndeshjes të takimit, gjatë emisionit sportiv në Rtsh Sport, “Studio Botëror 2022” ka folur ish arbitri shqiptar Klajdi Kola. Kritikat e moviolistit Kola, ishin mbi gafën e pafalshme të arbitrave në një nivel të tillë organizimi.
Prononcimi:
“Një moment shumë interesant ka ndodhur me lojtarin Kounde, i cili ka zhvilluar pothuajse të gjithë pjesën e parë me varëse floriri në qafë. Për mua është një gjë shumë e çuditshme, pasi në nivele të tilla nuk duhet të ekzistojnë këto gabime. Kjo është diçka rreptësisht e ndaluar nga rregullorja, por nuk ishin të vetmet gabime këto të këtij arbitri, që shfaqi shenja amatorizmi.”