
Ndeshja mes Napolit dhe Parmës e vlefshme për javën e 16 të Serisë A, do të luhet. Këtë vendim kanë marrë drejtuesit e klubit napoletan, pas problemeve me kohën e keqe dhe mjegullën që pushtoi "San Paolon" sot.
Klubi i Napolit ka dalë me komunikatë zyrtare duke vendosur se ndeshja do të luhej, por jo në orarin e parashikuar. Kështu, nga 18:00 ndeshja spostohet gjysmë orë më pas, pra në 18:30. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për napoletanët, me Gattuson që do debutojë në stolin e jugorëve. Një deri mes shqiptarësh, që vendos përballë Hysaj dhe Dermakun.
Poll