Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mosmarrëveshja e Orges Shehit me klubin e Tiranës, si qëndron e vërteta për gjyqin mes palëve

Shkruar nga NEWSPORT
Mosmarrëveshja e Orges Shehit me klubin e Tiranës, si qëndron e

“Jam trajner i lirë”, kështu deklaroi Orges Shehi shkurtimisht për Newsport duke treguar se Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve kishte vendosur që durrsaku të mos jetë më nën kontratë me nënkampionët e Shqipërisë.

Në fakt ky ishte lajmi që u përhap me shpejtësi në mediet në vend, për shkak të interesit të madh të sportdashësve, por edhe klubeve të futbollit që duan shërbimet e Shehi si trajner. Megjithatë në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve janë shtruar për zgjidhje disa çështje.

Mësohet se trajneri Orges Shehi ka kërkuar që të marrë pagesën e plotë prej 90 milionë lekësh (të vjetra) nga klubi i Tiranës. Por, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka dhënë pjesërisht të drejtë durrsakut duke u vlerësuar se do të paguhet vetëm 1/3-at e kësaj shume, pra në vlerën 30 milionë lekë.

Kërkesa tjetër e tij ka qenë që të ishte trajner i lirë dhe kjo është miratuar nga DHKZK. Sa i përket anës financiare të pretenduar nga Shehi, organi i drejtësisë sportive i ka dhënë të drejtë edhe Tiranës duke e mbështetur në masën e 2/3-ve të shumës së kërkuar nga Shehi.

Lexo edhehttps://newsport.al/seanca-e-radhes-gjyqesore-orges-shehi-dhe-tirana-perballen-serish-mes-tyre/

Tashmë s’mbetet gjë tjetër, veçse të shihet se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit durrsak. Ç’është e vërteta, gjatë viteve që drejtoi dhe shkëlqeu Tiranën, Shehi pati në dispozicion futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh në futbollin shqiptar.

Lexo edhe: https://newsport.al/jam-trajner-i-lire-orges-shehi-fiton-gjyqin-me-tiranen-partizani-ferkon-duart/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga