Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mori të dytin e verdhë ndaj Egnatias, Naxhi SHENSOI pa liderin e ekipit në duelin e mbijetesës

Shkruar nga NEWSPORT
Mori të dytin e verdhë ndaj Egnatias, Naxhi SHENSOI pa liderin e

Bylisi u mposht nga Egnatia ditën e djeshme, me rrogozhinasit që triumfuan me shifrat 2-0 ndaj ballshiotëve. Një humbje që dhemb në kampion e malakastriotëve, pasi vazhdojnë të mbetet në vendin e 9-të, pozicion që zbret në Kategorinë e Parë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, te Bylisi humbasin edhe liderin e skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionat. Xhoele Maçolli mori të dytin e verdhë ndaj rrogozhinasve, teksa la ballshiotët me 10 lojtarë që në minutën e 28-të të sfidës.

Në këtë mënyrë 21-vjeçari do të jetë i pezulluar për sfidën me Erzenin që do të luhet më 17 maj në kuadër të javës së 33-të të Abissnet Superiore. Nj ëmungeë e rëndësishme për Naxhi Shensoin që do t’i duhet të bëjë llogaritë pa titullarin e skuadrës në   një duel mjaft delikat për mbijetesën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga