
Diego Londo mori përsipër “frenat” e Flamurtarit në 6 javët e mbetura në Kategorinë e Parë. Synimi kryesore i kuqezinjve është ngjitja për sezonin e ardhshëm në Superiore.
Ish-trajneri i Kukësit ka marrë përsipër një përgjegjësi të tillë pa parë fare anën financiare të ofruar, kjo pasi për të është një sfidë.
Por gjithsesi është zbuluar edhe kontrata që Longo dhe Sinan Idrizi kanë nënshkruar mes tyre. për këto 6 ndeshje që do të qëndrojë në krye të vlonjatëve, Longo do të marrë 3 mijë euro. Nëse arrihet objektivi i vendosur që është ngjitja në superior, atëherë italiani dhe stafi i tij do të marrin edhe bonuse.
Një tjetër detaj është se nëse Flamurtari ngjitet në Elitë, Longo do të ketë dorë të lirë të ndërtojë skuadrën e tij që do të përfaqësojë kuqezinjtë në Superiore, në të kundërt do të largohet në fund të sezonit bashkë me stafin.