Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mori 1 pikë në fundin e sfidës, Mirel Josa: Kur barazon nga 2-0 në 2-2 përballë një ekipi si Tirana, mund të them që jam i kënaqur

Shkruar nga NEWSPORT
Mori 1 pikë në fundin e sfidës, Mirel Josa: Kur barazon nga 2-0

Tirana ka barazuar përballë Laçit në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të të Superiores përfundoi me rezultatin 2-2.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Laçit, Mirel Josa.

“Nuk mund të them që ndeshja u luajt shumë mirë. Në pjesën e parë kishim disa difekte. Duhet të punonim më mirë përsa i përket zbritjes së lojës nëpërmjet pasimeve vertikale. Normalisht nuk është fajtor vetëm Sobowale, por edhe pjesa tjetër mbrapa. Pastaj në pjesën e dytë, u rregullua diçka. Me futjen në lojë shumë mirë të Myrtos, i cili ishte pikë referimi përsa i përket lojës sonë. Si sulmues i dytë që ishte, doli më tepër si organizator. Ne e nisëm pjesën e dytë me agresion dhe shënuam shpejt golin e 2-1. Por kur je në rezultatin 2-0 dhe arrin të barazosh, me një ekip si Tirana, mund të them që jam i kënaqur. Duhet të kemi qëndresë të topit më të madhe”, u shpreh Josa.

 “Goli që shënuam neve na futi në lojë. Tirana ishte disi e kujdesshme dhe sidomos në veprimet mbrojtëse. Ne luajtëm me dy mesfushorë qendre, si Kryeziu apo Ujka. Këto të dy duhet të luanin më shumë paralel. Sepse Ujka u fut më tepër në vijën sulmuese dhe shumë herë e priti topin me shpinë, ky ishte problemi. Ndërsa unë konsistoj në mënyrën e ndërtimit të sulmit nga lëvizjet e sulmuesëve. Ne sot ishim më një sulmues e gjysmë. Dhe Myrto i cili luante mbrapa i cili lëvizi shumë mirë dhe shpërndau mirë topat. Pastaj është  e vërtetë që në kishim vënë kujdes në dy krahët e Tiranës dhe goli i dytë i Tiranës erdhi si rezultat i një humbje topi në mesfushë dhe kapjes në befasi. Kur skuadra ka topin në zotërim të gjithë lojtarët kapin pozicione sulmuese, aty u goditëm. Patëm fat, por përveç fatit edhe dëshirën për të luajtur futboll”, tha më tej Josa.

-Mos ishte ky barazim që përjetohet si fitore tek Laçi pas rezultateve jo të mira? Pse aq vonë zëvendësimet? Pse vijnë këto gabime të shumta?

“Nuk mund të them gabime në pasime. Më shumë ishin humbje të topit nga presioni që bënte Tirana. Sidomos në pjesën e parë ndodhi kjo gjë. Në  pjesën e dytë ne luajtëm më mirë dhe mbajtëm Tiranën në kontroll. Mos të harrojmë se kemi pasur shumë probleme, dhe zëvendësuesit nuk ishin në formë të mirë fizike pasi ishin të dëmtuar.”

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga